Tokë ndërtimore me çmime të ulëta!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 20:00

Tokë ndërtimore me çmime të ulëta!

Rritja e transparencës në të gjithë procesin e shitjes së tokës ndërtimore shtetërore duhet të kontribuojë në rritjen e besimit të qytetarëve në proces dhe në përgjithësi në sektorin e ndërtimit, ku në dekadat e fundit janë grumbulluar probleme serioze dhe ky sektor është bërë një nga më të ndjeshmit ndaj korrupsionit

Hulumtimi i Qendrës për Komunikim Qytetarë ka zbuluar se komunat nuk i informojnë qytetarët për shitjet e realizuara të tokës ndërtimore shtetërore. Sipas raportit, komunat i publikojnë vendimet për tjetërsimin e tokës vetëm në Gazetën Zyrtare, mirëpo asnjë nga komunat e monitoruara nuk ndërmarrin aktivitete të tjera për informimin e qytetarëve, përkatësisht vendimet e marra për shitjen e tokës dhe kontratat e lidhura me blerësit nuk i publikojnë as në ueb-faqet e tyre. “Mos-transparenca shkon deri në atë masë sa disa nga komunat nuk i kanë dorëzuar kontratat e lidhura edhe përmes kërkesës për qasje në informacione publike. Në këtë mënyrë parandalohet ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe rritet rreziku i abuzimit”, thuhet në raport.

Sipas hulumtimit, çmimi për një metër katror tokë shtetërore në pesë vitet e fundit varionte nga 71 deri në 18.400 denarë, ndërsa në procedurat për shitjen e ndërtimit shtetëror kanë marrë pjesë mesatarisht katër blerës potencial.

“Me këtë rekomandohet që komunat të publikojnë në faqet e tyre të internetit vendimet për tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, si dhe kontratat e lidhura me blerësit e tokës shtetërore. Në këtë mënyrë do të mundësohet një pasqyrë më e madhe për qytetarët dhe do të mund të vërehen paligjshmëritë e mundshme në proces”, thonë nga Qendra duke shtuar se gjithashtu se rritja e transparencës në të gjithë procesin e shitjes së tokës ndërtimore shtetërore duhet të kontribuojë në rritjen e besimit të qytetarëve në proces dhe në përgjithësi në sektorin e ndërtimit, ku në dekadat e fundit janë grumbulluar probleme serioze dhe ky sektor është bërë një nga më të ndjeshmit ndaj korrupsionit.

“Gjashtë nga tetë komunat e monitoruara (Manastrir, Negotinë, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë dhe Shtip), në pesë vitet e fundit kanë shitur 507.826 m2 tokë ndërtimore në pronësi të shtetit. Qëllimi i tokës ndërtimore ishte për banim familjar, për industri të lehtë dhe jo ndotëse, magazina, komplekse hoteliere. Toka ndërtimore në pronësi të shteti iu shit 41 personave juridik dhe 17 personave fizik. Komuna e Tetovës dhe e Çairit nuk kanë shpallur dhe shitur asnjë parcelë në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023. Nga shitja e tokës gjashtë komunat në pesë vitet e fundit kanë realizuar të ardhura prej 20 milionë eurosh. Më shumë se gjysmën apo tokë në vlerë prej 11 milionë euro e ka shitur komuna e Kumanovës. Komuna e Strumicës, Shtipit dhe Kumanovës inkasuan 16.3 milionë denarë ose 265 mijë euro nga gjobat kontraktuale. Kërçova dhe Negotina nuk kanë inkasuar gjoba, ndërsa komuna e Manastirit thotë se gjobat aktualisht janë duke u inkasuar, por nuk japin informacion se sa para ka mbledhur nga gjobat kontraktuale të mbledhura nga shitja e tokës ndërtimore shtetërore”, thuhet në raport.

Hulumtimi është përgatitur në kuadër të projektit “Mbrojtja nga korrupsioni” me ndihmë financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, të implementuar nga Qendra për Komunikim Qytetarë, në periudhën prej 1 nëntor 2021 deri më 31 tetor 2024. (koha.mk)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.