Tre ekonomistë që hulumtuan pabarazinë globale fitojnë Çmimin Nobelin për Ekonomi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 21:02

Tre ekonomistë që hulumtuan pabarazinë globale fitojnë Çmimin Nobelin për Ekonomi

Çmimi Nobel për Ekonomi u është ndarë tre ekonomistëve të cilët e kryen një hulumtim për të mësuar pse disa vende janë të pasura dhe të tjerat të varfra.

Ata kanë dokumentuar se shoqëritë e lira dhe hapura kanë më shumë mundësi të begatojnë.

Ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson “kanë dëshmuar rëndësinë e institucioneve shoqërore për prosperitetin e një vendi”, tha të hënën komitetit i Nobelit i Akademisë Suedeze të Shkencave në një njoftim në Stokholm.

Acemoglu dhe Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Robinson punon në Universitetin e Çikagos.

Jakob Svensson, kryetar i Komitetit për Çmimin për Shkencat Ekonomike, tha se hulumtimi i tyre mundëson “të kuptohet shumë më thellësisht rrënja e shkaktarëve pse vendet dështojnë apo kanë sukses”.

Acemoglu, 57 vjeç, tha se është i mahnitur nga ky çmim.

“Kurrë nuk pret diçka të tillë”, tha ai.

Acemoglu tha se hulumtimi i nderuar me këtë çmim thekson vlerën e institucioneve demokratike.

“Mendoj se puna që e kemi bërë ne i bën mirë demokracisë”, tha ai.

Në punën e tyre, fituesit hulumtuan, për shembull, qytetin Nogales, i cili shtrihet në të dyja anët e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Megjithëse ndajnë të njëjtën gjeografi, klimë dhe kulturë, jeta e njerëzve në të dyja anët e kufirit dallon shumë. Në Nogales, Arizonë, në veri, banorët gëzojnë gjithmonë shëndet të mirë e jetojnë gjatë, dhe shumica e fëmijëve diplomojnë nga shkolla e mesme. Në jug, në Nogales të Meksikës, banorët janë shumë më të varfër, ndërsa atje ka edhe shumë korrupsion e krim të organizuar.

Ekonomistët gjetën se dallimi është se sistemi amerikan e mbron të drejtën e pronës dhe u jep qytetarëve mundësi të përfshihen në vendimmarrje në qeverinë e tyre.

Çmimi për ekonomi nuk është një prej pesë çmimeve të para që ishin ndarë më 1895, kur u krijua ndarja e Çmimit Nobel nga shpikësi i dinamitit, Alfred Nobel.

Çmimi Nobel për Ekonomi ka nisur që të ndahet nga viti 1969./ REL

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 21:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.