VMRO-DPMNE pret Qeveri të qëndrueshme në Bullgari! LSDM: Nuk do të jemi paravan për politika destruktive

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 20:59

VMRO-DPMNE pret Qeveri të qëndrueshme në Bullgari! LSDM: Nuk do të jemi paravan për politika destruktive

Nga VMRO-DPMNE përsëritën se do të presin qeveri të qëndrueshme politike në Bullgari me të cilën do të bisedonin për procesin eurointegrues. Qëndrimi mbetet i pandryshuar edhe krahas mesazhit të presidentit bullgar Rumen Radev se dialogu i këtillë duhet të udhëhiqet me Bruksel ndërsa Sofja pret që të respektohet ajo që tashmë është dakordua.

 “Me padurim presim që të zgjidhet qeveria politike e cila do të ketë legjitimitet politik”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Radevi paraprakisht tha se kriteret për Maqedoninë për hapjen e klasterave janë të njohura dhe njëkohësisht e hodhi poshtë idenë e kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban për ndërmjetësi mes Shkupit dhe Sofjes.

 “Të gjitha këto punë ia shpjegova kryeministrit Viktor Orban dhe këtu nuk kemi nevojë për ndërmjetësi, punët janë të qarta”, deklaroi Rumen Radev – president i Bullgarisë.

Ndërkohë, pushteti përgatit letër me propozim zgjidhje për zhbllokim që do t’ia dërgojë Brukselit. Detajet e letrës do të dihen pasi kryeministri Hristijan Mickoski kthehet nga vizita e punës në Berlin. Opozita paralajmëron se do të jetë konstruktive për, siç thonë, zgjidhje reale në rrugën eurointegruese. Nga LSDM theksuan se deri më tani pushteti nuk i ka kontaktuar.

 “Nëse presin se LSDM në mënyrë naive do të japë përkrahje për idetë që do të thoshin bllokada të mëtutjeshme, zgjidhje në të cilat nuk beson askush tjetër përveç tyre, gjithsesi se nuk do të jemi paravan për politikat e tyre destruktive”, potencoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Euroambasadori i ri në vend, Mihalis Rokas theksoi se vështirë që në BE të pranohet propozimi për ndryshime kushtetuese me prapaveprim siç kërkon Qeveria e re, për shkak se vendimi i këtillë mund të sillet vetëm me pajtueshmërinë e të gjitha vendeve anëtare.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.