Ndërhyrjet politike në FFM, kreu i UEFA-së në takim urgjent me Muamed Sejdinin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:54

Ndërhyrjet politike në FFM, kreu i UEFA-së në takim urgjent me Muamed Sejdinin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, me ftesë të personit të parë të UEFA-s, Aleksandar Ceferin ka qenë sot në Shtëpinë Evropiane të Futbollit në Nyon të Zvicrës. Sulmi fizik ndaj presidentit të vendit tonë si dhe pas marrjes së informacionëve nga UEFA për ndërhyrje politike në punë të Federatës, e cila kërcënon integritetin e saj, u bënë shkak që menjëherë pas ndeshjes me Armeninë, kreu i FFM-së të thirrej në një mbledhje urgjente nga presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.

Presidenti Sejdini e ka njoftuar drejtpërdrejt dhe në detaje presidentin e UEFA-s për situatën aktuale dhe UEFA shprehu mbështetjen e fuqishme për mbrojtjen e FFM-së dhe integritetit të saj.

Më herët (dje), UEFA dhe FIFA bashkërisht i kanë dërguar një letër me shkrim FFM-së duke kërkuar takim sa më të shpejtë me zyrtarët e qeverisë. FFM-ja ia ka përcjellë menjëherë këtë letër qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe janë në pritje të një termini për takimin e kërkuar.

UEFA dhe FIFA janë të palëkundur në synimin e tyre për të ruajtur integritetin e futbollit dhe të federatës.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin gjithashtu ka shprehur urimet e tij të sinqerta për vendin e parë në grup të Ligës C të Kombeve, duke i dëshiruar përfaqësues së Maqedonisë suksese dhe arritje edhe më të mëdha në vijim.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.