Spanja dhuron spektakël ndaj Serbisë, Zvicra barazon me Danimarkën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 23:01

Spanja dhuron spektakël ndaj Serbisë, Zvicra barazon me Danimarkën

Në Ligën A të Kombeve, grupi 4, janë zhvilluar dy ndeshjet e xhiros së katërt, ku Spanja mori fitore ndaj Serbisë, ndërsa Zvicra barazoi me Danimarkën. 

Ndeshja nisi mirë për spanjollët  që shënuan me anë të Ameryc Laportes për 1-0. 

Alvaro Morat humbi një penallti, por përmirësoi gabimin disa minuta më vonë kur shënoi për 2-0.  Alex Baena mbylli ndeshjen me një gol të bukur për 3-0. 

Në anën tjetër ndeshja mes Zvicrës dhe Danimkarkës ishte shumë e bukur dhe me raste të shumta. 

Remo Freuler hapi ndeshjen duke shënuar për 1-0, por vetëm pas një minute ishte Gustav Isaksen që barazoi në 1-1. 

Helvetët shkuan në pushim me epërsi pasi Zeki Amdouni shënoi për 2-1. 

Në pjesën e dytë, Christian Eriksen barazoi shifrat për rezultatin përfundimtar.

Image

Spanja është lider me 10 pikë, Danimarka ka 7 pikë, Serbia 4 pikë, ndërsa Zvicra me 1 pikë është në fund. /Telegrafi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 23:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.