Akoma asnjë përgjegjës për vdekjen e foshnjës 14 muajshe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:18

Akoma asnjë përgjegjës për vdekjen e foshnjës 14 muajshe

“Pavarësisht një sërë raporteve që kanë dalë tashmë nga institucionet shëndetësore, lidhur me vdekjen e foshnjës Ryja Sulisi dy javë më parë, ende asnjë përgjegjës. Nga Klinika për sëmundje të mushkërive “Kozle” u shfajësuan, duke thënë se të gjithë mjekët e përfshirë në trajtimin e fëmijës kanë ndërmarrë dhe kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, përfshi terapinë dhe protokollet mjekësore. Megjithatë, institucionet duket se po blejnë kohë me deklarata pingpong. Nga Ministria e Shëndetësisë, asnjë masë, qoftë edhe të paktën ajo e pezullimit të mjekut përgjegjës”, raporton Linda Ebibi, gazetare.

Mjekët nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve të cilët janë etiketuar si “përgjegjës” ende vazhdojnë të punojnë, e vetmja masë ndaj tyre që është marrë, është largimi nga orët e kujdestarisë. Për masa më rigoroze, drejtori i klinikës, Rexhep Memedi, nuk e sheh të arsyeshme të ndërmerren pa pasur konkluzionet e Odës së Mjekëve.

“Mjekët me emra të përveçëm, për të cilët kemi vërejtje në raport, ata janë larguar nga orari i kujdestarisë, por kuptohet vazhdojnë të vijnë në punë derisa të kemi masa konkrete të propozuara nga Komisioni për Çështje Etike pranë Odës së Mjekëve. Një ndër masat që morëm ne urgjentisht ka qenë largimi i tyre nga orari i kujdestarisë. Më tepër duhet të presim raportin apo konkluzionet të cilët do ti propozon Komisioni nga Oda e Mjekëve. Bëhet fjalë për dy mjek specialistë”, tha Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.

Mjekët të cilët janë të përfshirë në rastin e foshnjës 14 muajshe si në klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve ashtu edhe në Kozle, do të vazhdojnë të punojnë, deri sa të ketë vendim përfundimtar nga Komisioni Etik i Odës së Mjekëve. Raportet e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor, dhe Komisionit të ngritur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, tregojnë se ka edhe lëshime mjekësore gjatë trajtimit të foshnjës 14 muajshe e cila për shkak të bronkopneumonisë masive humbi jetën më 5 tetor. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.