Eurointegrimet – Qeveria ende pa vendim nëse do të publikojë letrën drejtuar BE-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:52

Eurointegrimet – Qeveria ende pa vendim nëse do të publikojë letrën drejtuar BE-së

Ende nuk është marrë vendim përfundimtar nëse Qeveria do ta publikojë letrën drejtuar Bashkimit Evropian me idetë për integrim evropian të Maqedonisë, njoftoi në konferencën e sotme pwr shtyp kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai thotë se ka një dilemë personale nëse është e nevojshme që letra të publikohet pas takimeve me një sërë zyrtarësh të lartë evropianë në Berlin, të cilëve, siç thotë, ua ka shpjeguar në detaje idetë dhe qëndrimet e Qeverisë.

Mickoski thotë se pas kthimit nga Berlini  është më optimist për rrugën evropiane të vendit.

“Patëm një vizitë jashtëzakonisht cilësore. Në margjina, por edhe në takime të tjera, pashë se ka iniciativa të tjera që vetë Berbok i përmendi pas takimit me ministrin Timço Mucunski. Mendoj se gjithçka që kam marrë atje si mesazh dhe kam dërguar si mesazh ka shtuar vlerën e gjendjes së mëparshme. Nuk do të doja të ndaja publikisht detaje, por jam më optimist se para takimeve të Procesit të Berlinit, pas takimeve me Scholz-in dhe partinë tonë simotër CDU”, tha Mickoski.

Gazetarët kërkuan nga Mickoski të komentojë deklaratën e të dërguarit të posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili në një konferencë me gazetarë nga rajoni tha se idetë e delegacionit qeveritar maqedonas u refuzuan në Berlin në margjinat e takimeve dhe se përfundimet janë të qarta.

“Nuk do të doja të komentoja për konferencat. Ne do të vazhdojmë t’i zgjidhim problemet brenda vendit dhe do të luftojmë jashtë me mekanizma si kriteret e Kopenhagës, përmes vlerave të vërteta evropiane që nuk nënkuptojnë ultimatume dhe kushte. Ne do të kërkojmë një zgjidhje të përhershme, jo një zgjidhje me të cilën do të kënaqet vetëm njëra palë”, deklaroi Mickoski.

Mickoski theksoi se ai kurrë nuk do të dorëzohet nga interesat kombëtare.

“Mesazhi im për qytetarët është se sjellja e kësaj Qeverie do të zhgënjejë një grup njerëzish, e ai është opozita. Por le të jenë të sigurt se unë kurrë nuk do t’i braktis interesat e shumicës dërrmuese të qytetarëve që na votuan, që janë interesi kombëtar dhe integrimi evropian”, shtoi Mickoski. /tvklan.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.