Uragani Helene në SHBA, rreth 100 persona rezultojnë të zhdukur

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 20:22

Uragani Helene në SHBA, rreth 100 persona rezultojnë të zhdukur

Si pasojë e uraganit Helene që kaploi shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, autoritetet kanë bërë të ditur se të paktën 92 persona mbeten të pagjetur.

“Dua të paralajmëroj se ky nuk është numërimi përfundimtar, sepse grupi i punës po vazhdon punën e tij”, tha guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Coper, duke shtuar se numri do të lëvizë me ardhjen e raporteve të reja.

Stuhia, e cila arriti në tokën amerikane më 26 shtator, ka marrë jetën e të paktën 118 personave në Karolinën e Veriut, ndërsa numri total së bashku me shumë shtete të tjera është 243.

Përmbytjet e rënda dhe rrëshqitja e tokës kanë izoluar qytete të tëra, duke komplikuar përpjekjet për rimëkëmbje. Cooper theksoi rreziqet e paraqitura nga dezinformatat që kanë nxitur kërcënime kundër punonjësve federal të reagimit.

“Rrjedha e vazhdueshme dhe e rrezikshme e dezinformatave ngjall konfuzion dhe demoralizon të mbijetuarit e stuhisë dhe punonjësit e reagimit”, tha ai.

Administratorja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), Deanne Criswell, dënoi armiqësinë ndaj punonjësve të ndihmës.

“Është zemërthyese të shohësh akte aktive të urrejtjes ose fjalë ndaj kujtdo, e lëre më ndaj reaguesve federal”, tha Criswell.

Ajo theksoi se keqinformimi nuk do të pengojë misionin e FEMA-s për të ndihmuar ata në nevojë, pasi mbi 2 mijë punonjës federal mbeten të përkushtuar ndaj përpjekjeve për rimëkëmbje në shtetin e Karolinës së Veriut.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 20:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.