Mickoski: Nuk do të ndërtojmë derisa bullgarët të mbarojnë pjesën e tyre të tunelit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 21:52

Mickoski: Nuk do të ndërtojmë derisa bullgarët të mbarojnë pjesën e tyre të tunelit

“Ne nuk do të ndërtojmë derisa bullgarët të mbarojnë tunelin e tyre, gjegjësisht gjysmën e tunelit të tyre dhe ato kilometra që mungojnë nga tuneli deri në lidhjen me hekurudhën nacionale të Bullgarisë”, tha në paraqitjen e tij kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në “Tema e ditës” në Ditarin të televizionit Sitel, duke iu përgjigjur në pyetjen se pse qëndrimi i Qeverisë tani është që të mos ndërtohet tuneli që duhet të lidhet me Bullgarinë, përcjell FLAKA.

Mickoski shtoi se derisa të kryhen obligimet në anën tjetër të kufirit, është e kotë të shpenzohen gjysmë miliardë euro për diçka që nuk do të funksionojë.

“Aktualisht buxheti për realizimin e atij projekti është 550 milionë euro, prej të cilave 350 milionë janë kredi, kurse 200 milionë grant. Do të kthejmë 350 milionë. Sepse kontraktori ka të drejtën e gjobave dhe pretendimeve. Përvoja ime modeste inxhinierike thotë se do të nevojiten të paktën 200 milionë të tjera. Që nga ato 350 të arrijmë gjysmë miliardi para, të cilat do të duhet t’i paguajmë. Dhe po, 200 milionë euro, që është grant dhe që do të paguajnë taksapaguesit europianë. Po, edhe kjo është e vërtetë, por ne 500 milionë”, theksoi Mickoski.

I pyetur pse mendon se Bullgaria nuk do ta ndërtonte tunelin, Mickoski u përgjigj se shembull i ngjashëm është pika kufitare Klepalo, e cila është gati te ne dhe në Bullgari nuk është derdhur as një metër kub rërë.

“Për faktin se në pikën kufitare Klepalo deri më sot nuk është derdhur një metër kub rërë dhe këtu ka përfunduar. Përvoja thotë se ne i kryejmë detyrat e shtëpisë, por nga ana tjetër realizimi është disi i ngadalshëm”, theksoi Mickoski. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.