Vulin, zvkryeministri i Vuçiqit: Duam Rusinë, BE drejtohet nga gënjeshtarët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 22:39

Vulin, zvkryeministri i Vuçiqit: Duam Rusinë, BE drejtohet nga gënjeshtarët

Megjithëse prej kohësh është kujdesur të ruajë balancën mes lidhjeve me Rusinë dhe dëshirës për tu integruar në BE, Serbia duket se e ka zgjedhur se cilën prej të dyjave do më shumë.

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, e shprehu hapur dashurinë për Moskën, me të cilën siç tha janë pjesë e vëllazërisë së madhe sllave.

“Ne jemi një familje. Kemi një histori por edhe një të ardhme me të”, tha Vulin për median ruse, Russia Today.

Ai shton më tej se Serbia i bën vetë politikat e saj dhe prandaj zgjodhi të mos ishte pjesë e histerisë anti-ruse.

“Bashkimi Europian drejtohet nga gënjeshtarët. E prandaj Serbia nuk dëshiron të jetë pjesë e luftës europiane”,- vijon më tej Vulin që përsërit qëndrimin se nuk do ti bashkohen kurrë sanksioneve kundër Rusisë.

Vulin përmendi bombardimin e ish-Jugosllavisë dhe pushtimin e Kosovës, siç tha, si arsye për të mos qenë pjesë e politikës hipokrite të Brukselit.

Teksa komenton luftën në Ukrainë, zv/kryeministri ia shpreh hapur mbështetjen Rusisë, duke thënë se Perëndimi nuk mund ta mposhtë dot një fuqi bërthamore. Anëtarësimin në BRIC-s e cilëson si alternativë emocionuese ndaj BE.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 22:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.