Nisin hetimet ndaj deputetes që hodhi lëndë të dyshimtë në Kuvendin e Shqipërisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 20:02

Nisin hetimet ndaj deputetes që hodhi lëndë të dyshimtë në Kuvendin e Shqipërisë

Policia e Tiranës ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë deputeten demokrate, Elda Hoti në lidhje me incidentin e një dite më parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku kjo e fundit hodhi një lëndë të dyshuar djegëse ndaj deputetëve gjatë aksionit opozitar.

Mes të tjerash, policia bën me dije se Hoti po hetohet për kanosje dhe shkelje të rregullave mbi lëndët helmuese.

Po ashtu, për dhunën në hyrje të Kuvendit janë proceduar dhe gjashtë persona të tjerë për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik.

“Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.