“Vendet e Ballkanit së bashku në BE”/Ekspertët vlerësojnë se letra e Mickoskit në BE do ishte vetëm formalitet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 22:54

“Vendet e Ballkanit së bashku në BE”/Ekspertët vlerësojnë se letra e Mickoskit në BE do ishte vetëm formalitet

Pas ndarjes së Maqedonisë nga pakoja me Shqipërinë, asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë, siguron ish-zyrtari i lartë nga radhët e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski në emisionin Click Plus në TV21. Sipas tij, vendet e Ballkanit së bashku do të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

“Anëtarësimi formal dhe i plotë i vendeve nga Ballkani Perëndimor nuk do të ndodhë në vitin 2030, të mos gënjehemi por do të ndodhë së bashku. Dhe unë mendoj se në këtë moment duhet të jemi të sinqertë, në BE nuk ka absolutisht disponim për të vazhduar me zgjerimin. Nuk është në disponim për zgjerim, ndonjëherë mendoj edhe që kënaqen me grindjet në Ballkan sepse nuk janë ata qe e vonojnë afrimin, por ka atje në Ballkan dikush që është fajtor për keqkuptimet që kanë ato kombe”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Derisa Shqipëria i filloi negociatat, kryeministri Mickoski paralajmëroi se do t’u dërgojë letër krerëve të BE-së, gjë që duhej të kuptohej si një hap i pushtetit në situatë kur Maqedonia mbeti në dhomën e pritjes ndërsa opinioni kërkoi përgjigje se çfarë do të ndërmerret për vazhdimin e rrugës drejt BE-së. Sipas profesorit Gordan Georgiev, kjo letër nuk do të ndryshojë asgjë.

“Kjo letër nuk do të ndryshojë shumë sidomos nëse marrim letër në të cilën do të shkruhet- nuk mundemi të bëjmë asgjë, diçka e ngjashme si deklarata e ministres së jashtme të Gjermanisë e cila tha edhe unë jam për konsensus minus një, por kjo nuk është e mundur për momentin dhe kjo është kjo. Nuk e di se çfarë do të marrë kjo qeveri me këtë letër”, shtoi Gordan Georgiev, profesor.

Analisti politik Gazmend Ajdini rikujtoi se pas kthimit të Mickoskit nga Brukseli, ai megjithatë ka ndërruar mendjen duke thënë se ende po mendohet nëse ta dërgojë këtë letër. Sa i përket letrës, ai është në të njëjtën linjë me Georgievin se edhe përgjigjja e kësaj letre, në rast se dërgohet, do të jetë formalitet.

“Megjithatë kishte reterim, ashtu e kuptova , për shkak se ndodhi takimi i Berlinit, por ka paralajmërim për vizitë të kryetares së KE-së, Von der Lajen në Maqedoni. Po, pajtohem, nëse dërgojmë letër do të marrim ose letër formale ose ajo letër do të vonohet shumë, por do të marrim ndonjë përgjigje që tashmë e kemi dëgjuar, dhe ndoshta letra jonë do të duhet të hapet si debat dhe të shohim ne se çfarë do të dërgojmë në këtë letër”, shtoi Gazmend Ajdini, analist politik.

Kryeministri Mickoski sot në pyetjen se a do ta dërgojë letrën, u përgjigj shkurt se do të presë dhe se nuk duhet të shpejtojnë me vendimet.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 22:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.