Dëmtohet teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit – Kasami: Dëmet po bëhen me qëllim që të pengohet fillimi i sezonit turistik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:18

Dëmtohet teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit – Kasami: Dëmet po bëhen me qëllim që të pengohet fillimi i sezonit turistik

Në prag të sezonit turistik dimëror, persona të panjohur kanë dëmtuar teleferikun me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit, shkruan Alsat.

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se kjo është bërë me qëllim që sezoni turistik të nisë me probleme, duke paralajmëruar edhe përgjegjësi ligjore për keqbërësit.

“Ne kemi informata se dikush atje po punon dhe po bën subverzion që të pengoj fillimin e sezonit turistik apo dështimin e sezonit. Ne kemi informata dhe do veprohet me shpejtësi aty”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami tha se ish udhëheqësi i Kodrës së Diellit, kuadër i BDI-së ka lënë pa punëtorë këtë pikë turistike, në emër të gjoja se privatizimit të saj duke formuar madje edhe një firmë tjetër e cila aspak nuk ka qenë në kuadër të ligjeve. Kasami tha se pushteti lokal ka ndërmarrë të gjitha masat për një sezon turistik të mbarë.

“Si pushtet lokal kemi bë disa aktivitete, siç është asfaltimi i rrugës së vikend shtëpizave, depërtimi i një rruge të re në qarkore që shpresojmë do jetë në shërbim këtë sezon  dhe përpilimi i planit urbanistik që këtë sezon do të jetë edhe në debat publik për sjellje të investitorëve të rinj, linja e autobusëve në sezon dimri dhe me gjithë këto angazhime tona që bëhen për një Kodër Dielli në shërbim të turistëve”, u shpreh Kasami.

Drejtuesit e objekteve hotelerike në kodër të Diellit në panik. Thonë se kanë bërë investime dhe parapërgatitje për sezonin turistik, ndërsa situata vazhdon të mbetet alarmante.

“Situata për momentin këtu është alarmante. Nuk është prekur asgjë as në infrastrukturë as në mirëmbajtje të skiliftave, as parapërgatitjet që duhet të bëhen. Vitin e shkuar patëm mungesën e borës, ndërsa këtë vit ka paralajmërime që do ketë shumë borë dhe jemi të shqetësuar se kemi bë dhe bëjmë rregullisht investime, por, Qeveria na tha se do bëj punë të mëdha por as investime, as drejtor të ri s`ka, që duhet të zgjidhet fare shpejtë sepse edhe ashtu nuk ka kohë të bëj diçka por ta kemi që bashkë të bëjmë diçka, ti parapërgatit skiliftat të cilët janë edhe ashtu të vjetruar”, tha Hashim Murtezani, pronar hoteli.

“Për momentin në Kodër të Diellit nuk bëhet asgjë. Apel Qeverisë, është koha e fundit që të bëj diçka që të mos na ik sezoni 24-25. Drejtori momentalisht nuk është në Kodër të Diellit, udhëheqësi të re nuk ka. Është prioritet që të vihet drejtori sa më shpejtë me ndihmën e Qeverisë të bëj diçka, sepse vetë asgjë s’mund të bëj”, theksoi Zharko Nedellkovski, drejtues hoteli.

Infrastruktura në kodër të Diellit, me theks të veçantë tek pika kryesore ku është edhe hoteli nga ku nisin skiatorët, vazhdon të jetë e shkatërruar dhe me kanalizim që përfundon në rrugë, duke pamundësuar shpesh madje edhe hyrjen me makina në parkingun e kësaj pike turistike./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.