Do të shtohen zyrat “Një pikë për shërbime”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:08

Do të shtohen zyrat “Një pikë për shërbime”

Ministria e Transformimit Digjital paralajmëron reformim të zyrave “Një pikë për shërbime” apo të njohura si NJPSH, të cilat deri më tani qytetarëve u kanë ofruar dokumente nga 10 institucione në një vend, megjithatë rezultatet e këtyre zyrave kanë qenë katastrofike, pasi dhjetëra punëtorë kanë dhënë mjaft pak dokumente, shkruan Alsat.

Ministrit Stefan Andonovski, sot paralajmëroi se do të hapin zyra të reja me qëllim që të jenë sa më afër qytetarëve, ndërkaq qendrat që nuk kanë frekuentim të mjaftueshëm si në Tetovë dhe Ohër do të punojnë vetëm si call center.

“E rrisim numrin zyrave, më të pranishëm afër qytetarëve, në vende më të qasshme, për dallim prej pozitave që i kemi për momentin. Për shembull, Ohrin do ta shfrytëzoj. Zyra NJPSH gjendet ku gjendet edhe Drejtoria e Librave Amë, edhe komuna, Kadastra dhe institucionet tjera, dhe qytetarët fare nuk kanë nevojë të hyjnë në NJPSH pasi këtu i kanë institucionet tjera dhe do ta mbarojnë punën në institucionin përkatës. Aerodrom, komunë  e cila ka mbi 70.000 qytetarë nuk ka zyrë të këtillë, nuk ka zyrë për menaxhim me librat amë, nuk ka asnjë zyrë të asnjë institucioni shtetëror që ka objekt rajonal të tij atje”, tha Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.