Emërimet e paligjshme, shtyhet gjyqi ndaj Ramiz Merkos

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:23

Emërimet e paligjshme, shtyhet gjyqi ndaj Ramiz Merkos

Gjykimi i kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore në Strugë, i cili duhej të vazhdonte sot në Gjykatën Themelore të Strugës në ora 13:00, do të shtyhet pasi dy dëshmitarët e thirrur nuk do të vijnë në seancë.

Në mesin e tyre është edhe ish-ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, i cili sipas burimeve të Alsat ndodhet jashtë vendit. Ramiz Merko akuzohet se në mënyrë të paligjshme ka emëruar drejtorë në shkollat fillore në fshatrat Podgorci, Labunishtë, Veleshtë dhe Vëllezërit Miladinovci të Strugës. Në të gjitha rastet drejtor emërohej personi që nuk i plotësonte kushtet, pra nuk kishte përvojë pune të paktën pesë vjet në punë arsimore. Ministria e Arsimit tashmë i ka hequr kompetencat Merkos në shkollat e Dërsllajcës dhe Podgorcit dhe ka emëruar ushtrues detyre të rinj./Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.