Formohet grupi ndërpartiak kundër korrupsionit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:06

Formohet grupi ndërpartiak kundër korrupsionit

53 deputetë nga pushteti dhe opozita morën pjesë në mbledhjen e parë të grupit joformal ndërpartiak kundër korrupsionit, shkruan Alsat.

Bashkëkryesues u zgjodhën Lupço Prenxhov dhe Sonja Mirakovska, të cilët theksuan se grupi, mes tjerash, do të fokusohet në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në fushat ku ka dhe ku ekziston rreziku nga korrupsioni.

Grupi do të ketë takime konsultative edhe me institucionet e angazhuara në luftën kundër korrupcionit.  Deputetët presin që në procesin e luftës kundër korrupsionit të kyçet edhe sektori civil, ndërsa thonë se në të ardhmen ky grup mund edhe të bëhet formal.

“Në të ardhmen grupi do të fokusohej para se gjithash në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në fushat ku ka dhe ekziston rreziku nga korrupsioni. Ky grup poashtu do ta ndjek efikasitetin e institucioneve që janë të ngarkuara me luftën kundër korrupsionit, si dhe të propozojë dhe të merr pjesë në mbikëqyrjen e institucioneve me qëllim që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e tyre”, tha Sonja Mirakovska, Partia e re social demokrate.

“Kjo është një temë komplekse dhe të mos humbet kuptimi, të jetë vetëm pro formë, është mirë të fokusohemi te prioritetet. E ato do ti miratojë grupi përmes mbledhjeve konsultative, tashmë të caktuara për këtë të premte me Entin shtetëror të revizionit, komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, platforma për antikorrupsion”, u shpreh Lidija Stojkova Satirovska, NDI./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.