Ish-ylli i Arsenalit ‘godet’ Artetën: Nuk më dha mundësinë që e meritova

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:31

Ish-ylli i Arsenalit ‘godet’ Artetën: Nuk më dha mundësinë që e meritova

Ish-mesfushori i Arsenalit, Charlie Patino, ka mbetur i zhgënjyer për faktin se rrugëtimi i tij drejt ekipit të parë është bllokuar.

21-vjeçari i cili ka dalë nga akademia e Arsenalit, dështoi që të bëhet pjesë e formacionit startues të Mikel Artetas, përkundër faktit se ishte cilësuar si një lojtar me të ardhme të madhe në ‘Emirates’.

Reprezentuesi i Anglisë U21 u shit në Spanjë tek Deportivo La Coruna gjatë muajit gusht pasi më herët kishte luajtur në huazim tek Swansea dhe Blackpool në Championship.

Shitja e Patinos erdhi në më pas se një vit pasi Arteta kishte insistuar se adoleshenti ka një rrugë të qartë drejt formacionit titullar tek Arsenali.

“Nuk kam ndonjë pendesë, vetëm ndonjëherë kam dashur që të ndihem më i përfshirë”, ka thënë fillimisht Patino.

“Nuk u ndjeva se kam marrë komunikimin e duhur ose rrugën që doja ose kam ndjerë se e kam merituar, por kjo është jeta”.

Edhe nëse ajo derë nuk është e hapur për ty, ju duhet të përmirësoni veten, t’i dhuroni vetes një mundësi më të mirë për të luajtur në nivele të larta”.

“Arsenali nuk është klubi i vetëm i futbollit në botë. Ka me qindra skuadra që po konkurrojnë në nivelin më të lartë”, përfundoi ai.

Patino kaloi në total nëntë vite tek Arsenali, duke iu bashkuar akademisë së klubit në vitin 2015 pasi ishte transferuar nga Luton Town.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.