Kallëzim penal ndaj Avokatit të Shtetit, Agron Reçi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:04

Kallëzim penal ndaj Avokatit të Shtetit, Agron Reçi

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër ish Avokatit të Shtetit, Agron Reçi. Kallëzimi i referohet dyshimeve se ai derisa ka përfaqësuar zyrën shtetërore të mbrojtjes juridike në Ohër, në të njëjtën kohë ka punuar edhe si avokat edhe pse aktivitetin e tij në cilësinë e mbrojtësit ligjor e kishte deklaruar të pezulluar. Reçi dyshohet për veprën penale “keqpërfaqësim” apo prezantim i rrejshëm.

“I dyshuari nga data 10.11.2020 kur ishte zgjedhur avokat i shtetit për rajonin e Ohrit detyrën e tij si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor e ka pezulluar. Pavarësisht kësaj, ai në tre raste të udhëhequra në Gjykatën Penale të Ohrit është paraqitur si avokat i palëve, duke e fshehur faktin se angazhimin e tij si përfaqësues ligjor e ka pezulluar. Me këtë veprim ai ka përfituar në kundërshtim me ligjin”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Reçi më 10 nëntor 2020 me vendim të Qeverisë ishte emëruar Avokati i Shtetit për rajonin e Ohrit, ndërsa nga 18 prilli 2023 është emëruar Avokati i Shtetit. Me ndryshimin e Qeverisë , Reçi në gusht të këtij viti dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij. Gjatë mandatit të tij si Avokat i Shtetit, Reçi disa herë kishte akuzuar Qeverinë për mos respektim dhe zbatim të kërkesave të tij, posaçërisht në propozimet për shkarkimin e avokatëve në disa rajone përfshi edhe atë të Shkupit./Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.