Kërçovë, mbahen takimet poetike “Hyjnesha Ilire Thana” 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:48

Kërçovë, mbahen takimet poetike “Hyjnesha Ilire Thana” 

Me mbështetjen e komunës së Kërçovës gjatë dy ditëve të kaluara në Kërçovë u mbajtën takimet poetike ndërkombëtare “Hyjnesha Ilire Thana” të organizuara nga klubi i shkrimtarëve shqiptarë “Penestia” për 10 vite me radhë, ku morën pjesë krijues nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe diaspora.

Manifestimi jubilar “Hyjnesha Ilire Thana”, me traditën e tij të organizimit 10-vjeçar, ka krijuar afërsinë e duhur në mes krijuesve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar, potencoi kryetari i Klubit të shkrimtarëve “Penestia”, Adem Xheladini, i cili pasi i përshëndeti krijuesit që kishin ardhur nga të gjitha hapësirat shqiptare, por edhe nga Zvicra, Greqia, Italia dhe Franca, i shprehu mirënjohje kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, për mbështetjen e vazhdueshme që i dha këtij manifestimi gjatë periudhës 10-vjeçare të organizimit.

Në mbrëmjen e fundit të këtij manifestimi tradicional që mbështetet nga komuna e Kërçovës u promovua përmbledhja “Antologjia e poetëve kërçovarë” dhe vepra poetike “Dashuri në heshtje” e autores kërçovare, Dashurie Dalipi.

Në këtë mbrëmje të organizimit jubilar të takimeve “Hyjnesha Ilire Thana”, organizatori i ndau mirënjohje kreut të Kërçovës, Fatmir Dehari dhe krijuesve që dhanë kontribut të çmuar gjatë dekadës së fundit me prezantimet e krijimtarisë tyre poetike në Kërçovë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.