Levandovski dhe forma e tij, shtyn Barcelonën që të mendojë për triumfin ndaj Bajernit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:12

Levandovski dhe forma e tij, shtyn Barcelonën që të mendojë për triumfin ndaj Bajernit

Robert Levandovski është sot 36 vjeç, por ka shënuar 14 gola në 12 ndeshje. Prej tyre, katër dopieta dhe një “hat trick”. Tri ndeshje radhazi ka shënuar gola, ndaj Jang Bojs, Alaves dhe Sevilja. Ai është golashënuesi më i mirë i padiskutueshëm i La Liga-s. Sulmuesi polak e ka nisur frikshëm sezonin 2024-2025, ai është në top-formë pak para përballjes me ish-skuadrën e tij, Bajern Munihun.

Barça do të luajë të mërkurën ndeshjen më të komplikuar të fazës së parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra katalanase i kryqëzon rrugët me “xhelatin” e saj të viteve të fundit, Bajern Munihun. Ashtu si skuadra blaugrana në La Liga, ku është kryesuese, edhe qendërsulmuesi polak po shkëlqen. Madje Levandovski në tri ndeshjet e fundit ka shënuar 7 gola. Barcelona ishte e sigurt se ardhja e trajnerit Flik do ta motivonte edhe më shumë Levandovskin. Polaku shënoi 83 herë në 71 ndeshje, në të cilat ndanë së bashku dhomën e zhveshjes në Munih.

Edhe ky sezon premton shumë: në 12 ndeshjet e luajtura (10 në La Liga dhe 2 në Ligën e Kampionëve) ai ka shënuar tashmë 14 herë. Po ashtu ka dhënë dy asiste.

Gjendja e shkëlqyer e polakut, i cili luajti për skuadrën bavareze 8 sezone, është një nga argumentet kryesore për të besuar në fitoren ndaj Bajernit të mërkurën e ardhshme, në kuadrin e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.