Liban, rritet në 2.483 numri i të vde’kurve nga sul’met izrelite që nga tetori i vitit të kaluar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 22:59

Liban, rritet në 2.483 numri i të vde’kurve nga sul’met izrelite që nga tetori i vitit të kaluar

Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Liban që nga 8 tetori i vitit 2023 është rritur në 2.483, ndërsa numri i të plagosurve në 11.628, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se 19 persona u vranë dhe 98 të tjerë u plagosën gjatë ditës së djeshme si pasojë e sulmeve izraelite në të gjithë Libanin.

Megjithatë, numri i të vdekurve nuk përfshin 24 personat e vrarë në sulmet ajrore izraelite mëngjesin e ditës së sotme në zona të ndryshme në pjesën jugore dhe lindore të Libanit.

Që nga 23 shtatori i këtij viti, Izraeli ka ndërmarrë një fushatë të madhe ajrore në Liban kundër atyre që Tel Avivi pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 1.34 milionë njerëzve.

Fushata ajrore është një përshkallëzim i një viti të plotë të luftës ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut pas fillimit të ofensivës së Tel Avivit ndaj Rripit të Gazës, ku ka vrarë të paktën 42.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale mes sulmeve të pamëshirshme të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit, më 1 tetor Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur një inkursion në Libanin jugor.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 22:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.