Nikollovski për vizitë pune në Selanik, do t’i prezantojë planet investuese të Qeverisë për zhvillim të infrastrukturës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 21:01

Nikollovski për vizitë pune në Selanik, do t’i prezantojë planet investuese të Qeverisë për zhvillim të infrastrukturës

Zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski qëndron për vizitë në Selanik, ku do të mbajë fjalim në ngjarjen ndërkombëtare – “Forum për lidhje me Evropën Juglindore”, me ç’rast, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do t’i prezantojë planet investuese të Qeverisë për zhvillim të infrastrukturës dhe sistemet bashkëkohore infrastrukturore. Theks i veçantë do të vendos në ndërtimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10, si parakusht për lidhje në cilësore me portin në Selanik dhe transportin e shpejtë të të mirave dhe shërbimeve.

Në kuadër të forumit, parashikohen takime bilaterale me Hristos Stakuras, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë dhe me Hristos Stilinidis, ministër i Punëve Detare dhe Politikë Ishullore. Gjithashtu është planifikuar takim me drejtorin ekzekutiv të Portit të Selanikut, Joanis Tcaras.

Në kuadër të forumit dyditor, thuhet në kumtesë, krahas ministrit Nikoloski dhe ministrave të Qeverisë greke, janë paraparë fjalime dhe diskutime të përfaqësuesve të kompanive dhe organizatave të shumta për transport nga Greqia, Odave ekonomike, qendrave logjistike, profesorëve universitarë, përfaqësuesve nga porti në Selanik dhe institucioneve të ndryshme financiare.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 21:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.