Përurohet “dhoma e mbrojtur” në Kuvend, hyrja vetëm me certifikatë sigurie

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:14

Përurohet “dhoma e mbrojtur” në Kuvend, hyrja vetëm me certifikatë sigurie

Shtatë vjet pas idesë fillestare, në Kuvend u përurua dhomë e mbrojtur ose e shurdhër. E vendosur në një hapësirë me kapacitet të kufizuar, me pajisje izolimi dhe me masa që do të parandalojnë rrjedhjen e informacioneve, në dhomën e mbrojtur do të mund të bëjnë punën e tyre komisionet parlamentare për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë por do të kenë qasje edhe deputetë të tjerë. Hyrja mundësohet ekskluzivisht vetëm me certifikatë sigurie. Kreu i Kuvendit Afrim Gashi, tha se kjo hapësirë do t’u jepet në përdorim edhe institucioneve të tjera nëse kanë nevojë.

“Jemi të angazhuar në përforcimin e kapaciteteve të nëpunësve të Kuvendit të cilët do të punojnë me komisionet kompetente dhe në rritjen e numrit të të punësuarve në këtë fushë. Në mënyrë plotësuese, standardet evropiane nuk kufizohen vetëm me institucionin tonë. Përkundrazi, si kryetar, jemi të gatshëm që nëpërmjet një procedure të caktuar ta bëjmë që qasshme dhomën e mbrojtur edhe për institucione të tjera të cilat punojnë në mbledhje të klasifikuara”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Dhoma e mbrojtur është e para e këtij lloji në vend, dhe ndër dhomat më të sigurta të mbrojtura në rajon. Është ndërtuar duke ndjekur shembullin dhe përvojën e dhomës së mbrojtur në Slloveni. Realizimi i saj është bërë me mbështetje të Qendrës së Gjenevës Qeverisje të Sektorit të Sigurisë – DCAF.

“Përmes këtij projekti të përbashkët në Kuvend kemi bërë një hap të rëndësishëm për krijimin e hapësirës ku në mënyrë të sigurt do të mund të zhvillohet diskutime të klasifikuara të ndjeshme. Kjo arritje pa dyshim se do të ndikojë në përforcimin e demokracisë tonë dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare”, tha Vllado Gjerdovski, DCAF.

Dhoma e shurdhër është në pajtim me reformat në shërbimet e sigurisë, gjegjësisht kontroll më të shtuar ndaj institucioneve të sigurisë nëpërmjet Kuvendit. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.