Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor nga data 23 deri në 26 tetor.
Qëllimi i turit të presidentes është të shprehë përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt BE-së. Vizita e von der Leyen do të nis me Shqipërinë më 23 tetor, ku pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. Në datën 24 tetor, pritet të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të takohet me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski dhe Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. Po në të njëjtën datë, presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet në Bosnjë Hercegovinë dhe do të takohet me krerët e shtetit. Në Serbi, më 25 tetor, Ursula von der Leyen do të takohet me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë. Presidentja Ursula von der Leyen do të mbyll turin e vizitës të saj, në Kosovë dhe Malin e Zi në 26 tetor, ku do të takohet me kryeministrat dhe presidentët e vendeve. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
21 Tetor, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.