Robert Lewandowski është tashmë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të top ligave evropiane

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 22:46

Robert Lewandowski është tashmë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të top ligave evropiane

Robert Lewandowski është ngjitur në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në pesë divizionet më të mira të Evropës.

Sulmuesi i Barcelonës shënoi dy herë në fitoren e së dielës ndaj Sevillas për ta çuar numrin e tij për klubin në 73 gola, duke shënuar golat e tij të 365-të dhe të 366-të gjatë karrierës së tij në garat kryesore të Evropës.

Me 366 gola, Lewandowski ngjitet një përpara një emri të njohur në librat e rekordeve.

Gerd Muller, rekordi i të cilit për më shumë gola në Bundesligë në një vit kalendarik u thye nga polaku në vitin 2021, ndërsa bie poshtë edhe rekordi i tij prej 365 golave.

Lewandowski ngjitet në vendin e tretë të përbashkët, duke u barazuar me legjendën e Tottenham, Jimmy Greaves me 366 gola dhe pas vetëm dyshes ikonë të futbollit: Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ronaldo e përfundoi karrierën e tij në Evropë me 495 gola dhe një herë udhëhoqi listat e golashënuesve para se Messi ta çonte numrin e tij në 496 në 2023.

Argjentinasi arriti numrin e tij në vetëm 577 ndeshje gjatë gjithë kohës së tij në La Liga dhe Ligue 1, ndërsa Ronaldos i nevojiteshin 626 për të arriti momentin historik të tij gjatë periudhave të tij në Ligën Premier, La Liga dhe Serie A.

Gjasat që Lewandowski, i cili mbushi 36 vjeç në gusht, të arrijë dyshen janë të pakta, megjithëse ai mund të thyejë barrierën e 400 golave deri në fund të sezonit.

Golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në pesë ligat më të mira të Evropës

1# Lionel Messi 496 gola

2# Cristiano Ronaldo – 495 gola

3# Robert Lewandowski – 366* gola

4# Jimmy Greaves – 366 gola

5# Gerd Muller – 365 gola


/Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 22:46