Të punësuarit në Kopshtin Zoologjik nuk janë të infektuar nga gripi i shpezëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:27

Të punësuarit në Kopshtin Zoologjik nuk janë të infektuar nga gripi i shpezëve

Dy punëtorë të kopshtit zoologjik të Shkupit, të cilët kanë shfaqur simptoma, kanë rezultuar negativë për gripin e shpezëve. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se ata janë testuar sot dhe se simptomat e tyre janë pasojë e një gjendjeje tjetër shëndetësore.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Më datë 21.10, sipas protokolleve, në Departamentin e Virologjisë pranë institutit të shëndetit publik në laboratorin referent, i akredituar ndërkombëtarisht për diagnoztifikimin e gripit me origjinë njerëzore dhe shtazore, është kryer analiza për gripin e shpezëve, te një person i cili në anketën epidemiologjike ka deklaruar se një ditë kishte simptoma të temperaturës së ngritur të trupit. Njëkohësisht në të njëjtën mënyrë është testuar edhe një person i dytë i punësuar në kopshtin zoologjik, i cili nuk është në listën e ofruar prej 16 personash të punësuar në institucion, por në datën 21.10 është paraqitur në ISHP me simptoma aktuale”.

Pas paraqitjes së gripit të shpezëve në kopshtin zoologjik të Shkupit, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon shmangien e kontaktit me kafshë të sëmura ose të ngordhura, kontaktin me kafshët në ferma dhe tregjet e kafshëve, hyrjen në zona ku mund të theren kafshët. Ata theksojnë se të gjitha rastet e infektimit me virus lidhen me kontaktin e ngushtë me zogj të gjallë ose të ngordhur të infektuar.

Para dy ditësh Kopshti Zoologjik i Shkupit ishte mbyllur dhe do të qëndrojë i mbyllur edhe për 21 ditët e ardhshme, pas shfaqjes së gripit të shpezëve, pasi në ambientet e kopshtit zoologjik u gjet një shpend i egër i ngordhur, i cili kishte virusin e gripit të shpezëve.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Tetor, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.