Agjencia për realizimin e të drejtave të bashkësive: Problemi kryesor, përfaqësimi i drejtë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 21:09

Agjencia për realizimin e të drejtave të bashkësive: Problemi kryesor, përfaqësimi i drejtë

Ndër problemet kryesore të cilat adresohen në Agjencinë për të drejtat e bashkësive është përfaqësimi i drejtë në institucionet shtetërore dhe publike. Drejtori i Agjencisë, Dalibor Kitanoviq, nuk precizoi me shifra përfaqësimin e bashkësive në institucione, me arsyetimin se një numër i tillë pëson ndryshime për çdo vit. Edhe pse pranoi se problem kryesor është përfaqësimi i drejtë, ai nuk dha vlerësim konkret sa i përket paralajmërimit për përgatitjen e Ligjit për përfaqësim të drejtë.

“Kjo është një çështje e caktuar politike, e cila po shfrytëzohet shumë shpesh në politikën ditore. Dikush e shfrytëzon në konotacion pozitiv, dikush negativ. Ne jemi përballë sfidave me të cilat ballafaqohen pakicat më të vogla, sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe do të luftojmë që pakicat me cilësitë e tyre arsimore të jenë të pranishme në institucione. Ia lëmë Gjykatës Kushtetuese dhe Ministrisë ta zgjidhin këtë çështje. Ne mbështesim gjithçka që mbështet Qeveria e Maqedonisë.”, – deklaroi drejtori i Agjencisë për të drejtat e pakicave, Dalibor Kitanoviq.

Problemet të cilat do t’i detektojë Agjencia për realizimin e të drejtave të bashkësive do t’ia rekomandojë për zgjidhje institucioneve përkatëse.

“Mund të na konsideroni si partner të sinqertë dhe Ministria do të bëj çmos që rekomandimet të dërgohen atje ku ka nevojë dhe të mundohemi që t’i ngremë në nivel më të lartë, ku institucionet në mënyrë direkte do të mund të veprojnë për t’i realizuar.”, – theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive, Vlladimir Stojanoviq.

Të drejtat e bashkësive dhe marrëdhëniet e mira mes tyre janë në thelbin e Misionit të OSBE-së në Shkup.

“Të drejtat e bashkësive dhe marrëdhëniet mes tyre në RMV janë në thelbin e mandatit të Misionit të OSBE-së në Shkup. Ne do të vazhdojmë më aktivitete për t’i promovuar të drejtat e bashkësive dhe përforcimin e marrëdhënieve mes tyre.”, – u shpreh përfaqësuesja e OSBE-së, Katerina Zhivkoviq.

Me qëllim të realizimit të mirëfilltë të të drejtave të bashkësive në vend duhet të merren praktikat e BE-së, të cilat do të ndihmojnë që të ndërtojmë institucion cilësorë për të drejtat e bashkësive, u tha me rastin e prezantimit të analizës së efektivitetit dhe arritjeve të Forumit Pjesëmarrës.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 21:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.