Andonovska: Një vizitore e Kopshtit Zoologjik ka kërkuar që të testohet për gripin e shpendëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:31

Andonovska: Një vizitore e Kopshtit Zoologjik ka kërkuar që të testohet për gripin e shpendëve

Një vizitore e kopshtit Zoologjik ka kërkuar që të testohet për gripin e shpendëve, njoftoi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska.

Sipas informacioneve, gruaja fillimisht ka shkuar në Klinikën Infektive nga ku është udhëzuar që të shkojë në Institutin e Shëndetit Publik, atje është testuar dhe ende po priten rezultatet nëse është e infektuar me këtë grip ose jo. Andonovska apelon qytetarët të mos krijojnë panik, pasi duke pasur parasysh faktin se të punësuarit e kopshtit Zoologjik kanë rezultuar negativ, janë shumë të vogla shanset që vizitorët të jenë infektuar me këtë virus. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.