Antikorrupsioni në bazë të një denoncimi anonim, hap lëndë për kreun e ASK-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:37

Antikorrupsioni në bazë të një denoncimi anonim, hap lëndë për kreun e ASK-së

Komisioni për anti-korrupsionin në bazë të një denoncimi anonim ka hapur lëndë mbi procedurën për emërimin e Bojan Hristovskit në cilësinë e drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Kryetarja e anti-korrupsionit ka deklaruar se lënda është formuar në kohë dhe i është ndarë njërit nga anëtarët e komisionit. Në denoncimin anonim janë potencuar arsyet pse sipas denoncuesit Hristovski si drejtor i ASK-së bie në kundërshtim me Ligjin e ASK-së, përkatësisht aktiviteti i tij politik deri pak kohë para se të emërohet për drejtor. Shkarkimin e tij prej sa ditësh e kërkon opozita, ndërsa pushteti e ka mbrojtur emërimin e tij me idenë se ai është larguar padrejtësisht nga ish DSK-ja dhe se me vendim gjyqësor është kthyer në vendin e tij të punës. Për politizimin dhe keqpërdorimin e institucioneve të sigurisë nga strukturat e pushtetit të kaluar, kryeministri Hirstijan Mickoski tashmë disa ditë paralajmëron përgjegjësi penale. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.