Arrestimi i Metës pasqyrohet në mediat më të njohura ndërkombëtare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:59

Arrestimi i Metës pasqyrohet në mediat më të njohura ndërkombëtare

Nuk ka vonuar shumë dhe lajmi për arrestimin e Ilir Metës ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Të parat që kanë raportuar vënien e tij në pranga kanë qenë ato italiane.

“Arrestohet ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta”, është titulli i agjencisë së lajmeve “ANSA”.

Agjencia e vë theksin tek fakti se, që prej viteve ’90, Meta ka mbajtur postet më të larta të shtetit, atë të kryeministrit, presidentit, kryetarit të Parlamentit dhe ministrit të Jashtëm.

Në faqe të parë, por jo në plan të parë, lajmi mbi kryetarin e Partisë së Lirisë ka zënë vend edhe tek edicioni online i së përditshmes “La Repubblica”. Gazeta vë në dukje se vënia e tij në pranga vjen në një kohë kur e gjithë vëmendja ndërkombëtare është mbi Shqipërinë, për shkak të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.

Edhe Rainews ka shkruar për arrestimin e Metës nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe portali në fjalë e vë theksin tek postet e rëndësishme që ka mbajtur kryetari aktual i Partisë së Lirisë.

Pasqyrim është bërë edhe në media të tjera italiane, si “Il Fatto Quotidiano”, “Tgcom” e të tjera.

Nga mediat anglofone, “Balkan Insight” i ka vënë lajmit titullin “Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta arrestohet për korrupsion”. Sipas agjencisë së lajmeve, ish-kreu i qeverisë dhe i shtetit ra në pranga edhe për pastrim parash dhe mosdeklarim të aseteve të ij.

Edhe “ABC News” raportoi lajmin duke u fokusuar po ashtu tek akuzat që rëndojnë ndaj ish-kreut të shtetit, mes të cilave spikat ajo për pastrim parash. Lajmi është pasqyruar edhe në Reuters dhe në Associated Press.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.