BDI-ja nesër do t’i nisë aktivitetet në terren nga Likova si mënyrë për të shprehur pakënaqësinë që ka 4 muaj nga pushteti aktual, përcjell FLAKA.
Një vendim të tillë e ka marrë kryesia qendrore e partisë në seancën e djeshme në Reçicë të Vogël.
“Kryesia qendrore e BDI-së ka pranuar iniciativën e degëve të saj që mbledhjet e degëve të mbahen me karakter të hapur, me prezencë të popullit, me prezencë të qytetarëve, në të cilat do të marrë pjesë kryesia më e lartë e BDI-së. Takimet me degët me popullin nisin nga e mërkura, ku takimi i parë do të mbahet në Likovë në ora 19:00, e më pas vazhdojnë me takimin e dytë që do të mbahet në Saraj”, qendron në njoftimin e BDI-së.
Në vend të protestave shkojnë në takime me qytetarët pasi në këtë kohë të vitit jashtë bën ftohtë, tha sot me shaka ministri i Shëndetësisë dhe një nga krerët e koalicionit VLEN, Arben Taravari.
BDI thotë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet etnik, gjë që sipas tyre ka dëmtuar marrëdhëniet ndëretnike në vend. Ajo kërkojnë vetting, kontrolle pasurisë dhe hetime të të gjitha partive politike. FLAKA
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
22 Tetor, 2024 22:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.