Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin ndaj shtëpisë së Netanyahut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:13

Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin ndaj shtëpisë së Netanyahut

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin me dron ndaj shtëpisë private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që ndodhi javën e kaluar.

Kreu i mediave të grupit, Mohammad Afif, konfirmoi se sulmi ishte organizuar nga ata.

Pas incidentit, Netanyahu shkroi në një postim në platformën X se “përpjekja e Hezbollahut, si përfaqësues i Iranit, për të më vrarë mua dhe gruan time ishte një gabim i rëndë”.

As ai, as bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në shtëpi gjatë kohës që droni u lansua drejt pronës së tyre në Caesarea, në veriperëndim të Izraelit.

Afif theksoi se Hezbollahu mban “përgjegjësinë e plotë” për këtë sulm dhe paralajmëroi se nuk do të kalojë shumë kohë deri sa grupi të ketë të burgosur izraelitë, duke shtuar se luftëtarët e Hezbollahut kanë qenë shumë afër realizimit të këtij qëllimi.

Ai gjithashtu e akuzoi Izraelin për përgjegjësinë ndaj mirëqenies së luftëtarëve të kapur prej tre javësh, kur Izraeli nisi një invazion të tokës në jug të Libanit, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.

Afif komentoi gjithashtu sulmet e fundit të Izraelit ndaj al Qard al Hassan, një institucion financiar që dyshohet se përdoret nga Hezbollah për financimin e operacioneve të tij ushtarake, duke thënë se ai “ka marrë masa” dhe do të paguajë klientët e tij.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.