“Ilir Meta u godit në kokë”, Partia e Lirisë publikon videon e re

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:56

“Ilir Meta u godit në kokë”, Partia e Lirisë publikon videon e re

Partia e Lirisë publikoi një videon të re të arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se kreu i Partisë së Lirisë u godit në kokë nga efektivët të cilët e morën me forcë nga makina me të cilën po udhëtonte.

Gjatë konferencës për mediat ai theksoi se do të bëjnë një kallëzim penal.

Ai  tha se kanë arritur të identifikojnë dy nga efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët ditën e djeshme tërhoqën me forcë nga makina ish-presidentin Ilir Meta dhe ekzekutuan vendimin për arrestimin e tij.

“Jemi ende duke bërë verifikime. Ishte një efektiv i moshës 27 vjeç, pa eksperiencë në strukturat e policisë i cili jo vetëm ka guxuar ti afrohet makinës, por edhe ka shërbyer aty si roje trafiku. Sa i takon horrave që nxorën forcërisht presidentin e Partisë së Lirisë nga automjeti pa u identifikuar se të cilës strukturë ishin, ata ishin terroristë dhe asgjë më shumë. Ne kemi evidentuar nga ata dy persona me precedentë penalë, të cilët është e paqartë se si janë bërë pjesë e policisë së shtetit, por kanë të shkuar të errët dhe lidhje me bandat e Durrësit”, tha ai.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.