Katerina Dimitrovska deputete e re në Kuvend, zë vendin e Marija Mitevës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:27

Katerina Dimitrovska deputete e re në Kuvend, zë vendin e Marija Mitevës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV sot votoi raportin, në të cilin thuhet se Katerina Dimitrovska do të jetë deputete në Kuvend deri në fund të mandatit sipas Kodit Zgjedhor, në vend të Marija Mitevës nga OBRM-PDUKM dhe Koalicioni “Për Maqedoninë tënde”.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, njoftoi se seanca e 114-të është thirrur pas njoftimit të kryetarit të Kuvendit, me të cilin i ka njoftuar se Kuvendi e ka konfirmuar ndërprerjen e mandatit të deputetit Miteva, i cili është zgjedhur nga Lista e kandidatëve për deputetë për Njësinë Zgjedhore 1 e ka dorëzuar Koalicioni “Për Maqedoninë tënde”, të udhëhequr nga OBRM-PDUKM.

“Sipas Kodit Zgjedhor, KSHZ-ja me shkresë e njoftoi kandidaten e radhës, Katerina Dimitrovska, nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvend nga njësia zgjedhore numër 1, nga i njëjti parashtrues i autorizuar – Koalicioni “Për Maqedoninë tënde”. KSHZ-ja ka marrë njoftim me shkrim se kandidatja e radhës, Katerina Dimitrovska, e pranon mandatin për deputete në Kuvend për pjesën tjetër të mandatit në përputhje me Kodin Zgjedhor”, informoi Kondarko.

KSHZ-ja njëzëri votoi për raportin dhe konkludoi që ai të dorëzohet në Kuvend, për të vazhduar procedurën për verifikimin e mandatit të Katerina Dimitrovskës.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.