Kejvina mbyll kapitullin me televizionin, e vendosur: Nuk kam kohë për budallallëqe!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:45

Kejvina mbyll kapitullin me televizionin, e vendosur: Nuk kam kohë për budallallëqe!

U bë një kohë e gjatë që Kejvina Kthella nuk është pjesë e televizionit. Ish-banorja e ‘BBV2″, gjatë një bisede virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në llogarinë personale të Instagram-it, ka dhënë një lajm që ndoshta prej fansave të saj nuk është pritur mirë.

Sa për kthimin në televizion, duket se Kejvina nuk e ka më ndërmend. Një admirues i është shprehur se “e ka marrë malli për ta parë në televizion”, por modelja e ka bërë të qartë se “nuk i pëlqen më”.

Të lutem se nuk kam kohë të bëj më budallallëqe. Nuk më pëlqen më bota e televizionit, kam kuptuar që nuk është për mua pasi jam shumë e vërtetë edhe shumicën e rasteve keqkuptohem!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:45