Lirim Qamili e Sefer Emini, rreshtohen në ekipin e javës së 12-të në Danimarkë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:32

Lirim Qamili e Sefer Emini, rreshtohen në ekipin e javës së 12-të në Danimarkë

Lirim Qamili dhe Sefer Emini ishin protagonistët kryesor në fitoren e Sonderjiskes me rezultat 3-1 ndaj Mitijlandit, në kuadër të javës së 12 të kampionatit të futbollit në Danimarkë. Paraqitja e tyre u vlerësua me notat e larta nga faqet e specializuara për statistika, ndërsa tani, që të dy futbollistët shqiptarë janë rreshtuar në formacionin e javës së 12-të.

Kujtojmë se Lirim Qamili realizoi dy gola në këtë takim, fillimisht në minutën e 41-të, ndërsa formën e tij të shkëlqyer e mbylli me golin e dytë, kur në minutën e 51-të dyfishoi epërsinë për ekipin e tij. Ndërkohë Sefer Emini asistoi për golin e tretë, duke vulosur fitoren e Sonderjiske-s.

Lirim Qamili u vlerësua me notën 8.9 nga SofaScore, duke qenë lojtari më i mirë në fushë, ndërsa Emini u vlerësua menjëherë pas tij me notën 7.7, duke qenë ndër më të mirët në këtë fitore të rëndësishme.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.