LSDM-ja kërkon rritje të pagës minimale deri në 27 700 denarë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:41

LSDM-ja kërkon rritje të pagës minimale deri në 27 700 denarë

VMRO-DPMNE-ja të mendojë për qytetarët dhe të rrisë pagën minimale, kërkoi përsëri LSDM-ja. Sipas tyre, duhet të tejkalohen dallimet politike rreth propozim ndryshimit të ligjit që e bënë një ditë më parë dhe paga minimale të rritet në 27 700 denarë. VMRO-DPMNE ka deklaruar se nuk do ta mbështesë propozimin e LSDM-së dhe se do të gjejë zgjidhje afatgjate për përmirësimin e standardit të qytetarëve. Sipas tyre, rezultatet e masave të qeverisë vërehen në analizën e fundit të shportës konsumatore.

“Na vjen keq që qeveria e VMRO-DPMNE-së nuk i dëgjon nevojat e qytetarëve. Në kohën kur qytetarët luftojnë me çmimet e larta, të ardhura të ulëta, qeveria nuk bën asgjë për t’u ndihmuar. Pasiguria sociale rritet, rrogat ulen kurse shporta konsumatore tashmë ka arritur 61 mijë 306 denarë. Asnjëra nga masat e qeverisë për uljen e çmimeve nuk ka dhënë rezultat”, deklaroi Jovana Trençevska, LSDM.

“Në periudhën e ardhshme do të arrijë teksti i buxhetit të ri për vitin 2025. Aty ka shumë befasi për të gjithë të punësuarit pa dallim a janë në sektorin privat ose në atë publik. Le të përgatisin amendamente me të cilat do të mund ta përmirësojnë tekstin e buxhetit seriozisht dhe jo të shkruajnë kështu tekste që nuk kanë lidhje me realitetin”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.