Një i vdekur dhe 15 të tjerë janë dërguar në spital pasi dy trena u përplasën në një linjë të largët në Uells

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 21:34

Një i vdekur dhe 15 të tjerë janë dërguar në spital pasi dy trena u përplasën në një linjë të largët në Uells

Një burrë ka vdekur dhe 15 të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital pasi dy trena u përplasën me njëri-tjetrin në një linjë të largët në Uells.

Shërbimet e urgjencës shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes pranë Llanbrynmair, Powys, pasi dy trena pasagjerësh u përplasën me njëri-tjetrin në linjën Cambrian në orën 19:29, përcjell Telegrafi.

Autoritetet kanë konfirmuar se një burrë, mosha e të cilit nuk është specifikuar, ka vdekur nga përplasja.

Ndërkohë 15 persona të tjerë janë dërguar në spital me lëndime që nuk besohet se janë kërcënuese për jetën.

Tanimë nuk ka më prezencë të policisë në vendngjarje dhe të gjithë pasagjerët e tjerë janë evakuuar nga të dy trenat dhe janë dërguar në shtëpi me autobusë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 21:34