Pas Bankës Botërore edhe FMN publikoi parashikim: Maqedonia sërish në fund të rajonit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 21:47

Pas Bankës Botërore edhe FMN publikoi parashikim: Maqedonia sërish në fund të rajonit

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon një rritje prej 2.2 për qind për vendin, përcjell FLAKA.

Sipas FMN-së, në vitin e ardhshëm 2025 rritja do të jetë 3.6 për qind.

Ndonëse të dhënat ndryshojnë nga ato të Bankës Botërore të publikuara këto ditë, ku Maqedonia parashikohet të ketë rritje prej vetëm 1.8 për qind këtë vit, megjithatë sipas FMN-së, ekonomia jonë këtë vit do të jetë në fund në mesin e vendeve të Ballkani Perëndimor.

Pritshmëritë e FMN-së për këtë vit janë përmirësuar më së shumti për Spanjën. Spanja do të ketë një rritje prej 2.9 për qind. Franca pritet të shënojë rritje ekonomike prej 1.1 për qind, Italia 0.7 për qind dhe Gjermania 0.8 për qind. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 21:47