Qytetarët do të mund të padisin shtetin në Gjykatën Administrative për shkak të ndotjes së ajrit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 22:39

Qytetarët do të mund të padisin shtetin në Gjykatën Administrative për shkak të ndotjes së ajrit

Me fillimin e sezonit të ngrohjes, Maqedonia mori sërish etiketën e një vendi me ajër shumë të ndotur. Sipas faqes së internetit që mat ndotjen në kohë reale në nivel botëror, në mesditë në Shkup ishte jashtëzakonisht me ndotje, përcjell FLAKA.

Me këto rezultate, qytetarët do të mund të padisën se iu kërcënohet shëndeti si e drejtë e njeriut, para Gjykatës Administrative, pasi gjyqtarët suprem e kanë marrë këtë qëndrim. Shteti është i obliguar të sigurojë një mjedis të shëndetshëm jetësor, dhe mosveprimi është shkelje e të drejtave të qytetarëve, sipas mendimit të miratuar të Gjykatës Supreme.

Në këtë proces, qytetarët do të mund të kërkojnë nga organet kompetente që të sjellin të gjitha dokumentet e nevojshme nga Ligji për cilësinë e ajrit të ambientit. Nëse Gjykata Administrative i përgjigjet negativisht padisë së qytetarëve, ata do të mund të ankohen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Aktivistët e ajrit të pastër thonë se kjo situatë nuk është befasuese. Nëse nuk merren masa konkrete, Maqedonia edhe këtë vit do të renditet lartë në listën e vendeve më të ndotura në botë.

Sipas hulumtimit të fundit të Universitetit Goce Dellçev nga Shtipi, i realizuar nga marsi i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, në Gostivar, Kavadar, Kumanovë, Strumicë, Strugë, tashmë është konstatuar se djegia e druve të zjarrit dhe rritja e trafikut janë burimet kryesore të ndotjes së ajrit. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 22:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.