Rutte në Estoni: Rusia vazhdon të sulmojë infrastrukturën kritike energjetike të Ukrainës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:11

Rutte në Estoni: Rusia vazhdon të sulmojë infrastrukturën kritike energjetike të Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka qëndruar për bizitë në Talin të Estonisë, dhe është takuar me kryeministrin e Estronisë, Kristen Micha.

Në një konferencë për media gjatë vizitës së tij, Rutte ka thënë se Estonia është një aleate e vlerësuar e NATO-s dhe ka qenë tashmë 20 vjet, duke shtuar se ky vendi kontribuon shumë në sigurinë e përbashkët.

“Mirëpres kontributin e rëndësishëm të Estonisë për forcat e gatishmërisë së lartë të NATO-s dhe përpjekjet tuaja për të përmirësuar më tej gatishmërinë. Duke shpenzuar mbi 3% të GDP -së suaj për mbrojtje, Estonia po kryeson vërtet”.

“Dhe e di që keni ndërmend të investoni edhe më shumë në sigurinë tonë të përbashkët në vitet e ardhshme. Investimi më shumë është diçka që të gjithë aleatët duhet të bëjnë, për të përmbushur objektivat tona të aftësisë. Kjo është thelbësore që ne të vazhdojmë të frenojmë dhe të mbrohemi kundër sfidave me të cilat përballemi”, ka thënë Rutte.

Më tutje, ai shtoi se Rusia vazhdon të sulmojë infrastrukturën kritike energjetike të Ukrainës.

“Ne po punojmë gjithashtu shumë për të përmbushur angazhimet e marra në Samitin e Uashingtonit në korrik. Duke përfshirë një Komandë të re për të koordinuar ndihmën dhe trajnimin e sigurisë për Ukrainën, dhe zotimi ynë financiar prej të paktën 40 miliardë euro në 2024.

“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të forcuar më tej mbrojtjen e NATO-s. Përfshirë hapat për ta bërë këtë rajon më të sigurt”, ka potencuar Rutte. /Klankosova.tv

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.