Superkompjutori parashikon sa pikë u duhen ekipeve për fazën e dytë në Champions

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:34

Superkompjutori parashikon sa pikë u duhen ekipeve për fazën e dytë në Champions

Një simulim i kryer nga kompania e statistikave “Opta”, ka bërë me dije se 16 pikë janë të nevojshme për të kaluar në raundin e 1/16-tave, teksa nëntë prej tyre duhet të garantojnë një vend në fazën e play-off-it.

Raundi i tretë i Ligës së Kampionëve do të nis sot ku do të kemi disa ndeshje interesante, ku fokusin e ka ndeshja mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, që është një ripërsëritje e finales së sezonit të kaluar. Në anën tjetër Juventusi do të jetë nikoqir i Stuttgartit në ‘Allianz Stadium’, teksa në cilësinë e vendasit do të luajë edhe Milani ndaj Klub Brizhit.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve e bën të vështirë për ta parashikuar sa pikë nevojiten për t’u kualifikuar në fazën e dytë, por një simulim nga “Opta” ka sugjeruar se 16 pikë duhet të jenë të mjaftueshme për të përfunduar në top tetëshe. Skuadrat që përfundojnë nga pozita e nëntë deri në pozitën e 24-të do të kualifikohen përmes fazës së play-off-it dhe superkompjuteri i Opta-s tashmë ka parashikuar se nëntë pikë do t’i japin atyre qasje në këtë fazë.

Sipas studimit të Opta-s ku janë bërë mbi 50 mijë përsëritje, në 98 për qind të rasteve, 16 pikë ishin të mjaftueshme për të përfunduar në tetë pozitat e para. Kjo do të thotë se praktikisht klubet mund ta sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër me pesë fitore dhe një barazim ose katër fitore dhe katër barazime.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Tetor, 2024 20:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.