Këshilli i prokurorëve publik sot zgjodhi prokurorët e rinj publikë për Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë. Prokurorë publikë u zgjodhën Valentina Stojanovska dhe Zllatko Bikovski, ndërsa për Prokurorinë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit u zgjodhën Iskra Haxhi Vasileva dhe Faton Azizi.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir është emëruar Antonio Jolevski, ndërsa në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup është zgjedhur Natasha Krsteva Tsaleva.
Në seancën e tretë të sotme, siç shtojnë nga PTHP, është marrë vendim që Irina Trajkoska Strezoski të suspendohet nga pozita e prokurores publike në Prokurorinë e Lartë Publike të Manastirit për shkak të zgjedhjes së saj në postin e drejtoreshës së Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Po ashtu, anëtare e Këshillit Zorica Pavloviq është propozuar për zëvendës anëtare të Këshillit të Etikës së Prokurorëve Publikë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
22 Tetor, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.