Dimitrievski merr pjesë në promovimin e librit kundër UÇK-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:17

Dimitrievski merr pjesë në promovimin e librit kundër UÇK-së

Lideri i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski së bashku me nënkryetaren e Kuvendit Vesna Bendevska kuadër i së njëjtës parti, morën pjesë në promovimin e librit kundërthënës “Ushtria Çlirimtare Kombëtare-ushtri paramilitare terroriste në Maqedoni”, i autorit Ivan Babanovski.

Në libër autori vjell vrer kundër UÇK-së dhe ish komandantëve të saj. Lideri i ZNAM-it, Dimitrievski i cili është pjesë e Qeverisë aktuale me VMRO-në dhe VLEN-in dëgjonte më vëmendje shtrembërimin e të vërtetave për konfliktin e vitit 2001. Madje autori i librit këtë periudhë e cilësoi si agresion të shqiptarëve kundrejt popullit dhe shtetit. Ndërkaq profesori Vlladimir Pivovarov tha se në vitin 2001 u tentua spastrimi etnik i maqedonasve dhe i njëjti u arrit në disa zona. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.