Hungaria i kërkon BE heqjen e imunitetit të eurodeputetes italiane Ilaria Salis

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:13

Hungaria i kërkon BE heqjen e imunitetit të eurodeputetes italiane Ilaria Salis

Ish-mësuesja është ndaluar në Budapest për sulm ndaj grupeve të djathta neo-Naziste, para se të lirohej në qershor.

Disa muaj pas sulmit në Budapest, ajo u zgjodh si deputete e PE.

Tashmë Hungaria i ka kërkuar BE heqjen e imunitetit parlamentar të anëtares së PE Ilaria Salis, pasi u dënua me 16 muaj burg në Budapest në një anti-demonstratë ndaj grupeve radikale.

Rasti i 39 vjeçares Salis, mësuese nga Monza, pranë Milanos, shkaktoi protesta diplomatike nga Italia kur ajo filmohej teksa shoqërohej në gjykatë e prangosur në duar e në këmbë, në fillim të vitit në Hungari.

Salis u ndalua me tre akuza tentativë sulmi ndaj anëtarëve të organizatës së ekstremit të majtë, çka mund të marrë një dënim maksimal prej 11 vjet burg, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Ajo është ankuar më herët se qelia e saj është e infektuar me minj dhe insekte dhe për disa ditë rresht nuk është lejuar të dalë, si dhe se i është mohuar kujdesi shëndetësor.

Në maj Salis u lejua të kalonte në arrest shtëpie në Budapest, dhe një muaj më vonë u zgjodh si eurodeputete me grupin Aleanca e Gjelbër e Majtë ne PE, me të cilën ajo fitoi dhe imunitetin nga akuzat.

Në qershor Salis u lirua dhe u kthye në Itali.

Dje përfaqësuesit e qeverisë së Hungarisë të drejtuar nga partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orbán, thanë se kërkojnë heqjen e imunitetit të Salis që ajo të përballet me akuzat e sulmit.

Në një deklaratë gruaja tha se vendimi ishte politik: “Nuk është koinçidencë që kërkesa vjen një ditë pasi unë kritikova veprimet e Orbán. Këtu nuk luhet e ardhmja ime personale por e saj që Evropa kërkon të bëhet”.

Në një reagim të zëdhënësit të qeverisë hungareze Zoltán Kovács, Salis akuzohet se “luan rolin e viktimës, që është jo vetëm e çuditshme por dhe e përçmueshme”.

Ai shtonte: “Duhet të të qartësoj se nuk u arrestove për pikëpamjet e tua politike por për sulm të armatosur ndaj qytetarëve të pafajshëm hungarezë”.

Kërkesa e Hungarisë është kaluar tashmë te kryetarja e PE, Roberta Metsola dhe do të diskutohet në komisionin përkatës.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.