Kapiten shembullor, 250 ndeshje pa asnjë karton të kuq

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:30

Kapiten shembullor, 250 ndeshje pa asnjë karton të kuq

Një arritje e Berat Gjimshitit në ndeshjen e fundit të Atalantës ishte edhe numri i 250 ndeshjeve me këtë fanellë. Mbrojtësi është kthyer në një lojtar stabël në prapavijën e bergamaskëve dhe këtë ia ka dëshmuar vitet e fundit Gasperinit. Aq i vlefshëm ishte “Xhimi” për ekipin sa të gjithë gëzuan me të madhe kur ai refuzoi milionat e Katarit për tu pensionuar me një kontratë faraonike.

Një shembull në fushë dhe kjo vihet re edhe në lojën që ai ka, sa më i rregullt dhe pozicional, ndërsa i fortë në dyluftime, por gjithmonë pa luajtur pisët.

Berat Gjimshiti në 250 ndeshje me Atalantën nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq. Një arritje më vete kjo për kapitenin e Kombëtares shqiptare, i cili ka zgjidhur çdo situatë në mënyrën e tij dhe deri tani nuk i ka dalë keq. Kujtojmë që vjet, ai ngriti lart trofeun e Ligës së Europës.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjeve me Atalantën, Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë 44 herë. Ndërsa në karrierën e tij, ai ka provuar dy herë kartonin e kuq, me kombëtaren kuqezi kundër Izraelit dhe kur ishte pjesë e Avelinos në Serinë 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.