Konflikti ruso- ukrainas, në Samitin e BRICS në kazan vijojnë negociata për ndalimin e konfliktit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:14

Konflikti ruso- ukrainas, në Samitin e BRICS në kazan vijojnë negociata për ndalimin e konfliktit

Pretendimet se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas është e mundur po bëhen gjithnjë e më të zhurmshme. Në Samitin në Kazan të Tatarstanit, vendet e BRICS ranë dakord për një deklaratë historike në të cilën përfshihet edhe qëndrimi për çështjen e Ukrainës. Kremlini ka paralajmëruar për nesër një takim mes presidentit rus Putin dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Guterresh, i cili ndodhet në Rusi për herë të parë që nga prilli i vitit 2022, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

“Jo me fjalë, por me vepra, vendet e BRICS demonstrojnë përgjegjësi për të ardhmen e botës, stabilitetin dhe sigurinë globale dhe japin një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve akute rajonale. Ky është thelbi i strategjisë dhe kursit të BRICS në arenën globale, që është në përputhje me aspiratat e pjesës kryesore të komunitetit global. Dhe ky kurs kërkohet veçanërisht në kushtet aktuale, kur në botë po ndodhin ndryshime vërtet dramatike.”, tha presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.

Pas Pekinit dhe Ankarasë, Nju Delhi ka ofruar ndihmë për të ndërmjetësuar një armëpushim në konfliktin më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ne besojmë se problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, prandaj ne mbështesim plotësisht vendosjen më të shpejtë të paqes dhe stabilitetit në Ukrainë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën në këtë drejtim.”, tha kryeministri i Indisë, Narenda Modi.

Midis luftës dhe paqes, një aferë e re po trondit Ukrainën. Dhjetëra zyrtarë, me diagnoza të rreme, morën statusin e invalidit për të shmangur shërbimin në ushtri. Kryeprokurori i Shtetit ka dhënë dorëheqje.

“Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes diskutoi situatën në prokurorinë e Ukrainës. Si rezultat i këtij diskutimi, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andri Kostin, ka dorëzuar dorëheqje.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Ndërkohë, shqetësimet për mbështetjen e Koresë së Veriut për Moskën po rriten pasi Seuli tha se Pheniani kishte dërguar 1500 forca të operacioneve speciale në Rusi. Uashingtoni po monitoron gjendjen nga afër.

“Është e qartë se Koreja e Veriut dhe Rusia kanë lidhje dhe ne vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë pasi lidhet me situatën në Ukrainë.”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Per Rajder.

Në front, Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore. Mbrojtja ajrore rrëzoi 57 dronë rusë në 12 rajone.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.