Marcus Thuram shpëton Interin në fund – tri pikë mes vuajtjesh ndaj Young Boys

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 22:58

Marcus Thuram shpëton Interin në fund – tri pikë mes vuajtjesh ndaj Young Boys

Inter ka marr fitore si mysafir ndaj Young Boys me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Young Boys e dominoi plotësisht pjesën e parë, duke renditur rastet para portë së Yan Sommer. 

Jaouen Hadjam provoi i pari në minutën e 18-të, ndërsa Alan Virginius po ashtu tentoi pas disa minutash. 

Lukasz Lakomy i Young Boys po ashtu kishte një rast të mirë për të shënuar, por Sommer ishte në vend. 

Interi u bë i gjallë në minutën e 31-të të ndeshjes, kur Yann Bisseck tentoi por portieri vendas ishte në vend. 

Pjesa e dytë nisi më mirë për Interin, që kishte raste të mira shënimi, prej tyre edhe një penallti. 

Por Marko Arnautovic nuk doli të ishte i saktë nga pika e bardhë me portierin David von Ballmoos që priti gjuajtjen e tij. 

Pas disa ndryshimeve në përballje, italianët morën lojën në dorë dhe renditjen rastet. 

Federico Dimarco dhe Mehdi Taremi kishin shumë raste të mira për t’i dhënë Interit epërsinë, por nga pozicione të favorshme nuk arritën ta bënin këtë gjë. 

Darian Males në anën tjetër kishte rast të mirë për Young Boys, por as ky nuk e gjeti rrjetën. 

Krejt në fund, Marcus Thuram që u fut në lojë në minutat e fundit arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë fitoren Interit. 

Interi me këtë fitore ka 7 pikë dhe gjendet në pjesën e epërme të renditjes./Telegrafi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 22:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.