Nepotizëm dhe keqpërdorime në ITSHKSH: Drejtori Skënder Asani punëson katër familjarë të tij të afërt
Nepotizmi dhe keqpërdorime serioze në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve! Drejtori Skënder Asani, mund të thuhet se është rekorder në Evropë, e ndoshta edhe më gjerë në zhvillimin e nepotizmin në institucion!
E gjithë kjo bazuar në informatat të cilat kanë arritur në redaksinë e www.Ora24.tv, sipas të cilave, duke shfrytëzuar postin e drejtorit, Skënder Asani, ka punësuar katër familjarë të tij tepër të afërt dhe atë:
1. HIZER ASANI, vëllai i drejtorit / ARKIVIST,
2. SADIK ASANI, djali i vëllait / ROJTAR,
3. MUHAMET AMETI, dhëndër (burri i motrës) / MIRMBAJTËS
4. OMER DURA – dhëndër (bashkëshortin i mbesës) / IT
Skënder Asani është zgjidhur drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në tetor të vitit 2014, ndërsa tani, sapo ka mbushur fiks 10 vite që e ushtron këtë post.
Ne i bëjmë thirrje publike institucioneve përkatëse si Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komisionit për Anti-korrupsion që të veprojnë për këtë rast.
Por nuk përfundon gjithçka me kaq, sepse në redaksinë e www.ora24.tv kanë arritur edhe informata të tjera, me të cilat nxiten dyshime serioze për keqpërdorimin e detyrës së drejtorit Skënder Asani.
(Marrë nga www.ora24.tv)