Sưlmohen dy të rinj në lokacione të ndryshme në Shkup! Prindërit thonë se u sulmuan nga tifozët Komitët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:55

Sưlmohen dy të rinj në lokacione të ndryshme në Shkup! Prindërit thonë se u sulmuan nga tifozët Komitët

Dy sulme të ndryshme kanë ndodhur sot pasdite në Qytetin e Shkupit. Dy të rinjë në dy lokacione të ndryshme janë sulmuar. TV21 ka biseduar me prindërit e tyre të cilët pohojnë se fëmijët e tyre janë sulmuar nga tifo-grupi Komitët.

“Sulmi që ka ndodhur te Ambasada e Greqisë ora 16.20. Komitat e kanë sulmuar djalin dhe një shokun e tij prej mbrapa. Turma ka qenë mbi 15 persona. E kanë humbur vetëdijen, brenda kohës ka ardhur policia, policia ndihmën e shpejt nuk e ka thirrë, unë vetë si prindër e kam thirrë”, tha Demirali Hazir – babai i të sulmuarit A.H.

TV21: Ju e keni gjetur djalin të alivanosur në rrugë?

Demirali Hazir: “Po, po, po. I ka thirrë shokët e vet, mandej djali më ka thirrë mua, unë kur kam shkuar veq ndihmën e shpejtë e kam thirrë, kur e kam pa se djali nuk është mirë, dhe me ndihmën e shpejtë djalin e kemi sjell të Spitali i Qytetit”

TV21: Në sa ora ka ndodhur?

Demirali Hazir: “16:20 – 16:25”.

TV21: E ka identifiku grupin që ka qenë?

Demirali Hazir: “Jo gurpin ende nuk e kemi identifiku. Presim prej policisë të kryjë çka duhet të kryjë”.

TV21: Ka qenë një grup më i madh njerëzish?

Demirali Hazir: “10-15 vetë, grupi Komitat kanë qenë. Tifoz të Komitave kanë qenë”.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në një stacion autobusi. Alber Krasniqi babai i të sulmuarit B.K për TV21 rrëfen se djali i tij ka qenë duke pritur autobusin derisa 4 persona i janë afruar dhe i kanë kërkuar ciagre. Siç rrëfen Krasniqi 4 personat janë larguar dhe janë bashkuar me turmën, më pas kthehen dhe e sulmojnë djalin e tij.

“Djali ka qenë te stacioni i autobusit afër Kishër Ortodokse duke pritur autobusin, prej asaj turmës prej 14-15 vetash, 4 veta janë ndarë edhe i kanë kërkuar cigare. A ke cigare? Ju ka përgjigj nuk kam. Përderisa u është përgjigjur nuk kam (nemam) theksi tregon se është shqiptar edhe e kanë hetu. Pasi janë kthyer me u bashku me turmën, i kanë vendosur “kaçketat” dhe ju kanë kthy djalit me sulmu”, tha Albert Krasniqi – babai i të sulmuarit B.K

Ndërkaq për rastin në fjalë nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21, thonë se

“Sot (23.10.2024) në SPB Shkup është lajmëruar se rreth orës 16:20 në Shkup, në territorin e Qendrës, H.A (22) dhe E.K) nga Shkupi kanë qenë të sulmuar fizikisht nga një grup prej 10 personash. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Gjithashtu, rreth orës 16 në SPB Shkup është lajmëruar se në territorin e qendrës një grup prej disa personash kanë sulmuar fizikisht një të mitur 17-vjeçar nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 19:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.